12 njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi që shërbente për gatim.
Ngjarja ka ndodhur në Uttar Pradesh të Indisë.
Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm u rrëzua edhe ndërtesa dykatëshe.
Grupet e shpëtimit po punojnë, pasi zyrtarët kanë frikë se numri i viktimave mund të rritet.
Fqinjët u thanë mediave lokale se ata dëgjuan një shpërthim të fuqishëm dhe ndërtesa u përfshi nga zjarri.
Kryeministri i Uttar Pradesh, Yogi Adityanath u ka kërkuar zyrtarëve të rrethit që të lënduarit dhe familjet e atyre që kanë vdekur të ndihmohen.