Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, ndërsa presidenti francez, Emanuel Makron nuk duhet ta bllokojë atë, konsideron ish-presidenti bullgar, Rosen Plevneliev.
Në deklaratë për BGNES, Plevneliev thotë se BE-ja duhet të sjellë vendim për fillim të negociatave inkuadruese edhe me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë, me çka do ta tregojë kredibilitetin e vet dhe rolin stabilizues të Ballkanit.
“Prej çdoherë kam qenë kundër kur dikush nga vendet anëtare të BE-së, siç është tani rasti me Francën për shkaqe të brendshme politike i bllokon zgjerimin e Unionit dhe projektet e përbashkëta të cilat janë të interesit të përgjithshëm. Të gjithë e dimë se sa është e rëndësishme për Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë tani të marrin ftesë për fillim të negociatave. Në momentin kur ka konflikt mjaft të fuqishëm gjeopolitik në Ballkan, BE-ja duhet ta tregojë fuqinë e vet”, thotë Plevneliev.
Përkujton se në kohën e vet, edhe Bullgaria ka qenë viktimë e një politike të tillë, nga ana e Holandës.
Plevneliev i bëri thirrje Francës të mos u nënshtrohet betejave të brendshme politike dhe të mendojë për interesin e përbashkët, e jo vetëm për vete.