Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt ka kërkuar falje pas gjestit të djeshëm ndaj banorëve të Astirit në Tiranë “Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht” – shkruan ambasadori Borchardt, pasi dje u publikua një video ku ky i fundit u nxirrte gishtin protestuesve.
Video ku ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchard, i tregonte gishtin e mesëm disa personave të cilët thërritën “shame on you” – “turp t’ju vijë”, u përhap në internet.
Teksa kalonte pranë protestuesve te Drejtoria e Policisë, ai shfaqet duke ngritur gishtin e mesëm në drejtim të tyre, një gjest që ka sjellë reagime të shumta.