DAP, padi penale kundër “Lidhjes Ndërkombëtare” të Boki 13

Padi penale nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për Boki 13, Lidhjen ndërkombëtare të Boki 13, kompaninë BMJ Grup që është pronar i televizionit 1TV dhe për produksionin Tomato. Pas kontrollit të bërë, inspektorët e DAP kanë konstatuar evazion fiskal në vlerë prej 300 mijë euro për mospagim të TVSH-së, tatim personal dhe tatim të fitimit. Inspektorët tatimorë kanë kërkuar leje nga gjykata ta vizitojnë Boki 13 në Shutkë. U është lejuar, por Bojan Jovanovski ka refuzuar t’i firmos procesverbalet sepse ka dhënë dorëheqje si kryetar i organizatës humanitare. Megjithatë, DAP do ta ndjek për mashtrime tatimore derisa ka qenë në krye të “Lidhjes Ndërkombëtare”.Inspektimi i DAP ka kontrolluar edhe sektorin e kontabilitetit në 1TV. Janë vërtetuar parregullsi në punë, megjithatë nuk ka kushte për ngritjen e kallëzimit penal. Analiza ka treguar se televizioni ka paguar qira për makinë Xhip me të cilën është vozitur Boki kurse është në pronësi të nënës së tij.

Marketing

Janë faturuar fatura personave që nuk janë të punësuar në këtë televizion. Ka fatura të prenotimeve jashtë vendit, dhurata, promovime të koncerteve, por edhe paradhënie për pagesën e dividendës së Jasna Mandiq”-thonë nga DAP.

Kontrolli në Lidhjen Ndërkombëtare ka treguar se organizata nuk ka kontabilist. Për projektin e ndërtimit të Shtëpisë së pleqve, ndërmarrjet “Drim Bilding” dhe “Pelister” nga Manastiri kanë paguar rreth një milion euro. Por, në vend të organizatës humanitare, paratë kanë fjetur në llogarinë e pensioneres Liljana Todorovska dhe zëvendëse në Lidhjen e Bokit, Jasna Mandiq. Ndërmarrja BMJ Grup e cila është pronare e televizionit të Bokit, ka fshehur tatim për promovimin e koncerteve të Severinës dhe Marija Sherifoviq. „Tomato“, nga ana tjetër nga Boki 13 ka arkëtuar 400 mijë euro qira, por inspektorët tatimorë kanë gjetur evazion tatimor. Për 1TV tashmë ka pasur biznesmenë të interesuar që t’i paguajë borxhet e televizionit dhe ta marrë. Ka paraqitur marrëveshje në DAP por, jo të verifikuar në noter me obligimin që t’i paguajë borxhet. Jozyrtarisht, Alsat mëson se bëhet fjalë për Bogdan Damjanovskin. Një kërkim i thjeshtë në internet tregon se në vitin 2003 kishte tentim të dështuar për të blerë fabrikën “FAS 11 Tetor”.

Marketing