S’ka marrëveshje pro Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, ministrat e Jashtëm të BE nuk dakordësohen

Ministrat e çështjeve evropiane të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Luksemburg nuk arritën marrëveshje rreth çështjes për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Kjo do të thotë se kjo temë u transferohet shefave të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian të cilët do të mblidhen të Enjten dhe të Premten në Bruksel. Kjo ka qenë kërkesë personale edhe disa liderëve të vendeve anëtare.
Pasi në pjesën e parë të takimit është bërë e qartë se Franca nuk e përkrah projekt-konkludimin e kompromisit, të hartuar nga Finlanda dhe Komisioni Evropian për marrjen e vendimit për hapjen e negociatave dhe zbatimin paralel të një metedologjie të re, kryesuesit e Këshillit më vonë janë orvatur që të marrin pëlqim për propozimin që së paku Maqedonisë ti jepet data.
Por disa vende anëtare, ndër të cilat edhe Franca, janë deklaruar kundër kësaj ideje. A thua presidenti francez Emanuel Makron mund ta ndryshojë mendimin, do të jetë e qartë pas samitit të Këshillit Evropian, të Enjten dhe të Premten.
Çështja e hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën pritet të jetë temë edhe e mbledhjes së përbashkët të Qeverive të Francës dhe të Gjermanisë në Tulus, e caktuar për të Mërkurën, në të cilën do të marrin pjesë edhe presidenti Makron dhe kancelarja gjermane Merkel.
nq.

Marketing