Zvicër, shkrirja e akullnajave arrin nivelet rekord

Shkrirja e akullnajave në Zvicër arriti nivelet rekord pasi vala e nxehtë e verës së vitit 2019 u regjistrua si më e nxehta në histori.
Komisioni Kristosferik i Akademisë Zvicerane të Shkencave raportoi se shkrirja e akullnajave këtë vit çoi në humbje të mëdha të vëllimit të akullit.

Marketing

“Akullnajat e Zvicrës janë reduktuar për 10 për qind gjatë pesë viteve të fundit”, tha Akademia Zvicerane e Shkencave.

Akadamia tha se sasia e dëborës dhe shkrirjes së akullnajave zvicerane gjatë periudhës dy javore të nxehtësisë ekstreme këtë qershor dhe korrik ishte e barabartë me gjithë konsumin vjetor të ujit të pijshëm të vendit.

Sipas akademisë, veçanërisht në pjesën lindore të Zvicrës dhe në pjesën veriore të Alpeve humbjet e vëllimit të akullit ishin më të larta se mesatarja për dekadën e fundit.