Në jug të ishullit Lampedusa, Itali u gjetën 12 trupa të pajetë në det, si pasojë e përmbytjes së anijes, me të cilën po udhëtonin 50 emigrantë.
Në mesin e viktimave, gjatë operacionit të rojeve bregdetare për kërkimin e tyre, u zbulua trupi i një nënë të përqafuar me foshnjen e saj.
Trupat u identifikuan edhe falë ndihmës së një roboti nënujor, i cili patrulloi zonën për ditë të tëra.
Anija, e cila ishte nisur nga Tunizia me qëllim mbërritjen në Evropë u përmbyt më 7 tetor, vetëm 6 milje larg ishullit. Pasi thirrën për ndihmë, patrullat policore mundën të shpëtonin vetëm 22 persona.