Kosova hyn në mesin e vendeve me varfërinë më të madhe në Evropë.Afër 25 mijë familje apo mbi 100 mijë persona jetojnë në varfëri dhe të varur nga ndihmat sociale që ndan shteti, me më pak se dy euro në ditë.
Një ndër to është edhe familja katër anëtarëshe e Sali Hajrajt, që dikur punonte ndërtimtar, ndërsa tash e katër vjet u desh ta ndërpres pas ndalesës nga mjeku, shkaku i problemeve me qarkullim të gjakut.
Ai jeton me 150 euro të ndihmës sociale dhe pensionimit të parakohshëm, e që pjesa më e madhe i shkojnë për barna e obligime komunale. Kjo kategori e shoqërisë shpesh herë ka qenë cak i partive, të cilat në kohë fushate u kishin shkuar edhe në shtëpi.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës vetëm në gjatë mujorin e parë të 2019-ës, 16 milion euro janë ndarë për këta qytetarë.