Vazelina ndihmon në rritjen e vetullave dhe qerpikëve – E vërtetë apo jo?

Përdorni vazelinë për vetulla dhe qerpikë sepse mrekulli do ndodhin – është kjo këshilla që shpesh kemi marrë nga shoqet dhe estetistet.

Marketing

Dhe si masë të dëshpëruar e kemi ndëmarrë gjithnjë – mirëpo në të vërtetë nuk ka ndodhur asnjëherë një efekt i dukshëm, lënë anash sugjestionin se vërtetë po ndodh rritje e qerpikëve dhe vetullave.

E thënë shkurt – JO vazelina nuk stimulon dhe përshpejton rritjen e vetullave dhe qerpikëve.

Nuk ka asnjë provë që tregon faktin se vazelina mund të rritë vetullat. Mund të mbrojë dhe hidratojë, por vazelina nuk përmban asnjë element të njohur për të ndihmuar në rritjen e vetullave ose flokëve në përgjithësi.

Kur bëhet fjalë për qerpikët, prostaglandini është ajo që e shtyn trupin të prodhojë më shumë qerpikë dhe të zgjasë ciklin e rritjes. Trupi përdor acide yndyrore thelbësore për të prodhuar këto prostaglandinë në mënyrë natyrale.

Duhet të dini, sidoqoftë, se vazelina është një agjent i rëndë okluziv. Kjo do të thotë se është një hidratues, por nuk është një serum i rritjes. Nuk do të rritë vetullat tuaja, por do t’i bëjë ato të buta dhe me shkëlqim.