Pas tre viteve gjykim, rasti i Prokurorisë Speciale Publike për dhunën në Komunën Qendër do të kthehet në pikën fillestare. Arsyeja e rigjykimit që nga fillimi është sepse kanë skaduar 90 ditë nga seanca e fundit në këtë rast. Rastin e udhëheqë gjykatësi Dushko Josifovski, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është Fatime Fetai.
Në këtë rast janë të akuzuar 12 persona, mes të cilëve lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova. Ata akuzohen për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.