Euraktiv: Franca bllokon zgjerimin e BE-së

Franca e ka bllokuar fillimin e bisedimeve inkuadruese me Maqedoninë e Veriut edhe krahas premtimit të dhënë nga ana e BE-së ndaj Shkupit se me arritjen e marrëveshjes historike për emrin e Greqisë, vendi ka siguruar kartën për bisedime për anëtarësim në Union, shkruan portali Euraktiv.

Marketing

Pasi në qershor liderët evropian vendosën të anulojnë miratimin e vendimit për fillim të bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë për këtë muaj, në takimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të BE-së shihej si në “të jesh ose mos jesh”, veçmas pas vendimit të shtatorit nga Bundestagu gjerman për mbështetje të nisjes së negociatave, vlerëson portali.

“Vetëm Franca e ka bllokuar Maqedoninë e Veriut, derisa Holanda dhe Danimarka e mbështesin Shkupin, por kanë kundërshtuar ambiciet e Tiranës. Finlanda ka propozuar që rasti me Shqipërinë të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut, por Franca nuk është pajtuar me këtë”, shkruhet në tekst.

Sipas Euraktiv, tani presidenca finlandeze me BE-në ka paralajmëruar se çështja e fillimit të negociatave do të gjendet në rend dite në takimin e shefave të shteteve ose qeverive të anëtarëve të BE-së, që do të mbahet në Bruksel nesër dhe pasnesër, që edhe ashtu është i ngarkuar me rishikimin e mënyrave për shmangien e Bregzitit pa marrëveshje dhe vërtetimin e marrëveshjes së ndërhyrjes turke në Siri.

“Ministrja franceze për punë evropiane Ameli De Monshalan ka dekalruar se vendi i saj është kundër fillimit të bisedimeve inkuadruese me dy vendet ballkanike. Ajo ka sqaruar se nevojitet në dyja vendet të zbatohen reforma shtesë, por qartë vuri në dijeni se duhet të zgjidhen problemet më të mëdha, përfshirë edhe reformat në mënyrën e menaxhimit të negociatave nga ana e Eurkomisionit, si dhe problemin me ikjen e trurit nga ky vend”, theksohet në analizë.

Euraktiv potencon se De Monshalan ka thënë se duhet të respektohen kriteret e vendosura në vitin 2018, ndërsa në rastin e vendit ka theksuar reformat e Prokurorisë Speciale Publike, që sipas saj në tërësi nuk kanë përfunduar.

“Këto vende do të jenë pjesë e BE-së një ditë…, por tani është ende herët për fillimin e procesit juridik për zgjerim”, transmeton portali deklaratën e përfaqësuesit të Qeverisë të presidentit francez, Emanuel Makron, i cili paralajmëroi se Parisi tani nuk do të pajtohet me fillimin e negociatave për anëtarësim të dy vendeve.

Nga ana tjetër, siç shkruan Euraktiv, Berlini vlerëson se fillimi i negociatave inkuadruese është prioritet për Gjermaninë.

Burime diplomatike në Bruksel thonë se Franca do të mund të ndryshojë pozicionin e saj në Samitin e ardhshëm të BE-së, vetëm nëse gjatë një skenari hipotetik Gjermania i pranon idetë franceze për reforma në Eurozonë.

Shumë vende besojnë se fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është e rëndësisë së madhe, duke pasur parasysh madje situatën e ndërlikuar gjeopolitike, vlerëson Euraktiv, duke përcjell tutje deklaratën e ministrit rumun të BE-së, Xhorxhe Çiamba se “me rëndësi është të jepet sinjal politik se zgjerimi nuk është i vdekur”.