Ja kush u zgjodh kryetar i BDI-së dega Manastir

Në Kuvendin e sotëm zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake, Lutfi Ahmedi u zgjodh Kryetar i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Manastir.

Marketing

Kuvendarët e deleguar gjithashtu njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikqyrës të degës.

Punimet e Kuvendit Zgjedhor i ndoqi nënkryetari i BDI-së z. Nevzat Bejta, ndërsa prezent ishte edhe drejtori i ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë Bekim Memeti dhe shumë qytetar të qytetit të Kongresit të Alfabetit.