Xhemaili-Shalsi: Linja hekurudhore dhe autostrada energjetike, projekte madhore për Shkupin e Tiranën

Vizitën zyrtare në Shqipëri e filluam në takim me Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z.Eduard Shalsi. Biseduam për shkëmbimin e përvojave për mbështetjen e sipërmarrjes për praktikat që aplikohen në vendet tona, rritjen e shkëmbimit tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dhe mundësitë e përmirësimit të infrastrukturës dhe lidhjeve sa më të mira mes vendeve tona.

Marketing

Njoftuam nikoqirët për ofertën investuese që ofron vendi jonë dhe kërkuam që kompanitë shqiptare të jenë sa më prezentë në vendin tonë.

Investimet e kompanive shqiptare janë gjithnjë e më shumë prezente në Maqedoninë e Veriut, detyrë e jona është që ata t’i përkrahim në realizimin e projekteve të tyre.
Ramë dakord që linja hekurudhore dhe autostrada energjetike janë projekte madhore për vendet tona dhe të njëjtat të intensifikohen që sa më parë të ndërtohen. ✅