Në Kuvendin e sotëm zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake, Osman Shukriu u zgjodh Kryetar i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Prespë.
Kuvendarët e deleguar gjithashtu njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikëqyrës të degës së Prespës.
Punimet e Kuvendit Zgjedhor i ndoqi nënkryetari i BDI-së z. Nevzat Bejta në cilësinë e koordinatorit të zonës.