Është çështje e kredibilitetit ndërkombëtar të BE-së është të vendosë për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut, i ka thënë ish-kryeministri grek Aleksis Cipras kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker në takimin e tyre të djeshëm në Bruksel, sipas informacioneve të agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA.
“Aleksis Cipras e shtroi edhe çështjen me Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se është çështje e kredibilitetit ndërkombëtar të BE-së, në samit të vendosë për fillimin e negociatave inkuadruese. Sipas burimeve të SIRIZA-s, Zhan Klod Junker e ka falënderuar Aleksis Ciprasin për bashkëpunimin e tyre konstruktiv dhe punën pozitive të qeverisë së tij, duke theksuar se kontribuoi për stabilitetin e eurozonës dhe për sendërtimin e rolit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me Marrëveshjen e Prespës”, publikoi agjencia greke e lajmeve.
Lideri i SIRIZA-s dhe ish-kryeministër i Greqisë, përmes Tuiterit kumtoi se edhe Marrëveshja e Prespës edhe perspektiva evropiane kanë qenë pjesë e temave për të cilat ka biseduar me kryetarin e KE-së”, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.
“Jemi duke biseduar për rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës, për rolin e BE-së në Ballkan dhe nevojën që të vendoset fillimi i negociatave inkuadruese”, shkroi Cipras në Tuiter pas takimit me Junkerin.