Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka vërtetuar axhendën e diskutimeve të Samitit dyditor në Bashkimin Evropian. Zgjerimi do të diskutohet gjatë darkës, pas diskutimeve për BREXIT, të cilat duhet të zhvillohen më shpejt se sa që pritej, pasi që Londra dhe Brukseli pak më pare arritën marrëveshje.
Sipas një zyrtari të lartë të Bashkimit Evropian I përfshirë në përgatitjen e samitit, Franca tani për tani nuk tregon shenja të fleksibilitetit, por se presidenti Donald Tusk është I vendosur që të tentoj të arrihet kompromis. Megjithatë sipas zyrtarit të lartë të BE-së, rreziku që të mos vije deri tek një marrëveshje është real dhe nuk duhet të nënvlerësohet.