’Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare’’ bashkon shqiptarët e rajonit, prespektivat e përbashkëta zhvilluese

‘’Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon’’ u mblodh ditën e djeshme në ambientet e Bashkisë së Tiranës, për të diskutuar dhe ndërtuar startegjinë e përbashkët për bashkëveprim dhe bashkëpunim mes bashkive kryesore të hapësirës shqiptare.

Marketing

Të pranishëm ishin shefat e kabineteve të bashkive më të mëdha shqiptare; të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi, Serbisë , nën Kujdesin e Shefes se Kabinetit të Bashkisë së Tiranës znj.Keti Luarasi si dhe në drejtimin e drejtoreshës së Sekretariatit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon znj. Andriola Kambo, ato diskutuan për strategjitë dhe idetë për projektet dhe mundësitë reale përmes të cilave ky union do të ndikojë drejpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytatarëve në bashkitë e komunat shqiptare!

Gjatë kësaj mbledhjeje theksi u vu tek përpilimi i një plani 1-vjeçar i cili do të përmbajë kalendarin e përbashkët të projekteve në nivel lokal dhe rajonal për të kontriubuar në fushë të kulturës, sportit, trashgimisë kulutore, turizmit, urbanistikës etj.

“Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon’’ do të unifikojë në veprimet e njësive vendore anëtare dhe do t’i prezantojë ato në nivel rajonal, vendor, qëndror dhe ndërkombëtar. Gjithashtu u vendos që vitin e ardhshëm në kuadër edhe të 100-vjetorit të Tiranës si kryeqytet, gama e veprimtarive dhe ngjarjeve me karakter kombëtar dhe bashkëpunues të kenë si kryefjalë Tiranën.

Image may contain: 8 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: 8 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting, table and indoor
Image may contain: 7 people, people sitting, table and indoor