NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup sot përfundon me realizimin e aksioneve vjeshtore për pastrim të përgjithshëm në komunat e Shkupit.
Aksioni i fundit vjeshtor për pastrim realizohet në komunën Shuto Orizare, ku ekipet e Ndërmarrjes bëjnë fshirje dhe larje me dorë dhe me makina të bulevardeve dhe rrugëve, ndërsa janë larguar edhe gjithsej 120 metër kub mbetje nga deponitë e egra. NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup organizoi edhe pastrimin e të gjitha oborreve të kopshteve, shollave fillore dhe të mesme në këtë komunë.
Kryetari i komunës Shuto Orizare, Kurto Dudush dhe ndihmësdrejtori i NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup, Etulla Ameti dhe udhëheqësi i Sektorit për Higjienë Komunale, Zekirija Neziri, sot morën pjesë në eko-ligjëratë në Sh.F.K ,,Vëllezërit Ramiz dhe Hamid”, ku nxënësit u informuan për aktivitetet e Ndërmarrjes, si dhe për pasojat e dëmshme nga veprimi i parregullt me mbetjet.