Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu inspektoi nga afër cilësinë dhe dinamikën e procesit të punës për rregullimin e korsive për qarkullimin e qytetarëve në një pjesë të rrugës Vukovarska në lagjen Çair të Vjetër. Ky proces pune do ta vazhdojë edhe në lagje tjera të territorit të komunës.
Poashtu, kreu i Çairit bashkëbisedoi me qytetarët e kësaj zone që përgëzuan këtë intervenim për përmirësimin e infrastrukturës dhe dëgjoi me kujdes propozimet dhe kërkesat e tyre.