Sapo ka përfunduar takimi midis dy liderëve të koalicionit LSDM – BDI, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në Shkup, mëson TS.
Ky takim urgjent është realizuar pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për mos ndarjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian si pasojë e vetos franceze.
Siç mëson TS në takim është diskutuar rreth përgjegjësisë së qeverisë dhe hapave të mëtejmë, me ç’rast u konstatua se Qeveria dhe shumica parlamentare i kanë realizuar të gjitha kërkesat e Brukselit dhe ka merituar datën për negociata.
Këtë e ka konstatuar edhe Komisioni Evropian. Prandaj, ky koalicion duhet të vijojë me hapur e guximshëm në drejtim të anëtarësimit në NATO dhe vazhdimin e rrugës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.