Mbulimi mediatik i ngjarjes më të madhe në boten e filmit, ceremonisë Oscar tashmë ka filluar 4 muaj para ceremonisë, revista e njohur “The Holywood Reporter”, ka sjell së fundmi një listë me parashikimet për nominimet e “Oscars 2020”.
Këto parashikime, pasqyrojnë llogaritë e fundit të Scott Feinberg, një nga kolumnistët më të njohur të botës së artit. Ai ështëi njohur për parashikimet e tij të sakta të përvitshme për ngjarjet e mëdha të çmimeve si “Oscar”, “Emmy” dhe “Tony”.Teksa ka prezantuar kategoritë me parashikimet për secilin çmim, Feinberg, ka shpallur parashikimet e tij edhe për kategorinë “Best International Feature”.
Ju kujtojmë se në fillim të muajit shtator ishte bërë e ditur se filmi “Zana” me regji të Antoneta Kastratit ishte caktuar të jetë përfaqësues i Kosovës në kategorinë “Best International Feature” për çmimin Oscar.
Filmi i cili shpalos traumat e pasluftës dhe pasojat më të cilat ballafaqohen shumë prej grave në Kosovë, gjithashtu kishte thyer rekorde duke u renditur e para në shitjen e biletave në kinemanë Cineplexx.
Në listën e 11 filmave që kanë mundësi më të mëdha nominimi, Feinberg ka parashikuar edhe filmin “Zana” në radhët e më të mundshmëve.