Vaksinimi kundër gripit do të fillojë muajin e ardhshëm, që është kohë optimale, sepse në vend kulmi i virusit pritet nga fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit, informojnë për MIA nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë në rrugë të furnizimeve publike, që është në vijim, për këtë vit siguroi 28.000 doza vaksina kundër gripit sezonal. Me këto vaksina falas do të mund të vaksinohen pensionistët, të sëmurët kronik, shtatzënat dhe fëmijët me imunitet të ulët. Në mënyrë shtesë përmes qendrave të shëndetit publik do të sigurohen 21.000 vaksina komerciale për të cilët qytetarët paguajnë. Më shumë doza vaksinash do të ketë në Qendrën e Shëndetit Publik në Shkup.
Nga Instituti i Shëndetit Publik informojnë se edhe 10.000 vaksina përmes donacionit do të ketë për imunizimin e punonjësve shëndetësor në vend.
Në raportin që në faqen e tij e publikoi Institutit thuhet se ka 13 raste të reja të gripit janë regjistruar javën e kaluar (prej 7 deri 13 tetor), që është rritje në krahasim me javën para saj kur u regjistruan katër raste.
Sezonin e kaluar në vend më shumë se 20.000 qytetarë u infektuan nga gripi, ndërsa 29 kanë vdekur prej komplikimeve të virusit.