Të mbetur në Siri, Britania e Madhe kërkon të riatdhesojë fëmijët e ISIS

Zyrtarët britanikë kanë ndërmarrë hapat e parë për të riatdhesuar fëmijët e bllokuar në Siri duke u lidhur drejtpërdrejt me agjencitë në terren për të identifikuar të miturit dhe për të bërë kalimin e sigurt në Britaninë e Madhe.

Marketing

Burime nga Whitehall kanë konfirmuar se Britania është duke punuar me agjenci të ndryshme në veri-lindje të Sirisë për të filluar procesin e transferimit të fëmijëve të prindërve britanikë të lidhur me Shtetin Islamik.
Sipas The Guardian besohet se një nga agjencitë me të cilën po punon Britania e Madhe është edhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Ndër rastet e para të identifikuara janë tre jetimë, që besohet të kenë udhëtuar në Siri me prindërit e tyre nga Londra pesë vjet më parë dhe që aktualisht ndodhen në Raqqa, zonë nën kontrollin e milicisë së mbizotëruar nga kurdët, Forcat Demokratike Siriane.

Transportimi i fëmijëve në Irak, ku fëmijët mund të fluturojnë nga qyteti i Erbilit në Mbretërinë e Bashkuar, është vlerësuar nga zyrtarët kurd dhe bamirësit britanikë si një operacion i shpejtë dhe i sigurt, veçanërisht tani gjatë armëpushimit pesë-ditor.