Pas publikimit të lajmit: “VERO”, flet me një shqipe të shpikur dhe shpifur”, në Agjencinë e lajmeve Flaka, nga kjo kompani në adresë të redaksisë sonë ka arritur një kumtesë, ku jepen arsyet për këto gabime drejtshkrimore në mbishkrimin e tabelës në marketin në Çair.
“Gjatë përkthimit të tekstit nga maqedonishtja në shqip në tabelën informative të hapësirës për parking para Vero marketit në lagjen Çair në Shkup, janë bërë gabime me të cilat teksti i përkthyer në gjuhën shqipe është i pasaktë dhe fyes. Fatkeqësisht, gabimet nuk janë skenuar me kohë dhe tabela informative është vendosur me tekst të gabuar. Pas vërejtjeve nga konsumatorët tonë, pranuam gabimin dhe menjëherë larguam tabelën. Ju kërkojmë thellësisht falje të gjithë konsumatorëve tonë për gabimin e paqëllimshëm dhe i sigurojmë se do të ndërmarim të gjitha masat të mos kemi raste të tilla në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e arritur në redaksinë Flaka.
Vero, vijon kumtese, është pjesë e komunitetit lokal veç më 21 vjet dhe në mënyrë aktive kontribuon për avancimin e tij.
“I sigurojmë konsumatorët tonë se qëlimi jonë asnjëherë nuk ka qenë të ofendojmë dikë në asnjë mënyrë dhe për atë arsye kërkojmë thellësisht falje, nëse në mënyrë të paqëllimshme e kemi bërë këtë. Të gjithë konsumatorët në çdo moment i trajtojmë me respektin më të madh dhe çdoherë mundohemi të sigurojmë shërbimin më të mirë, ofertën dhe çmimet”, thuhet në mbyllje të kumtesës.