Liderët e partive politike në vend, tashmë kanë filluar të mblidhen në vilën Vodno pas takimit të thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski, pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve. Në takim për momentin kanë arritur edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi .
Në takim tashmë janë mbledhur edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët , Ziadin Sela, kreu i integristëve Ali Ahmeti dhe ai i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, si dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi.
Në takim pos dështimit për datën, liderët pritet të bisedojnë edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat një ditë më parë i kërkoi kryeminsitri Zaev dhe i pranuan të gjitha partitë.