Më 12 prill 2020 do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve ka deklaruar se gjatë takimit është rritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm.

Marketing

“Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga na e Spanjë dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.