Katër persona janë lënduar rëndë në aksidente në Shkup

Dy shoferë, një bashkudhëtar dhe një këmbësor ishin lënduar rëndë në katër prej gjithsej 30 aksidenteve që fundjavën e kaluar ndodhën në rajonin e SPB Shkup. Në 16 aksidente më lehtë ishin lënduar 24 persona, ndërsa në 10 ishte shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë fundjavës policia e trafikut ka sanksionuar 69 shoferë të cilët lëviznin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni ka përjashtuar 37 shoferë të cilët e drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit, 48 shoferë para se të marrin patentën e shoferit dhe pesë fillestarë, si dhe 36 automjete të paregjistruara.

Ishin sanksionuar edhe shtatë shoferë të cilët kalonin rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, shtatë shoferë kishin kaluar udhëkryqin në të kuqe, dy shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalim në vendin e shënuar për këmbësorë, tre shoferë për rreshtim të palejuar, katër shoferë për parakalim, ndërsa një shofer për mosdhënien e përparësisë për kalim të automjeteve në zonën e udhëkryqit. Gjithashtu, tetë persona ishin sanksionuar për mos përdorim të helmetës mbrojtëse nga ana e shoferëve të motorëve, mopedëve dhe motoçikletave, nëntë shoferë për mosposedim të rripit të sigurisë, si dhe 21 shoferë të cilët kishin përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Ishin sanksionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët kalonin rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe dy këmbësorë të cilët kishin kaluar rrugën në të kuqe.

Ishin hasur 154 automjete të parkuara keq, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, ishin larguar 144 automjete.