Zaev: Jemi para VMRO-së në anketa

Partnerët e koalicionit të LSDM-së janë të pajtimit se duhet të vazhdojë evropianizimi i shtetit edhe krahas rezultatit negativ nga Brukseli. Në takimin e djeshëm të kryeministrit dhe liderit të LSDM-së në selinë e partisë me partnerët e koalicionit, ata e mbështetën vendimin më 12 prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Marketing

Zaev pas takimit deklaroi se beson se do të marrë mandat të pastër dhe shprehu optimizëm se ka kohë të mjaftueshme që gjatë periudhës së ardhshme të realizohen një pjesë e madhe e masave tashmë të paralajmëruara.

“Për realizimin e asaj që nuk është realizuar deri më tani ka periudhë të mjaftueshme që të realizohen në thuajse gjashtë muajt vijues deri në zgjedhje. Kështu të fokusuar vazhdojmë t’u shërbejmë qytetarëve. Ne jemi liderët e qytetarëve të cilët e dimensionojnë të ardhmen e Republikës së Maqedonis së Veriut në rrugën e drejtë nëpër të cilën na njohu BE-ja dhe SHBA-ja dhe e gjithë bota demokratike, rruga për të cilën dëshmuam se është e mundur të gjendet pas këtyre 28 viteve pavarësi. Besojmë se qytetarët do të qëndrojnë fuqishëm në këtë përcaktim duke i dhënë mbështetje një mandati të pastër me të cilin do t’i vazhdojmë këto politika”, tha Zaev.

Ai shtoi se LSDM ka propozuar që zgjedhjet të mbahen në dhjetor por se këtë propozim e ka kundërshtuar VMRO-DPMNE me elaborimin se nuk do të ketë 100 ditë për qeverinë teknike.

Zaev është i kënaqur që data është caktuar me konsensus dhe se shpreson se gjithashtu do të gjendet konsensus edhe për Ligjin për Prokurorinë Publike.

“VMRO-DPMNE i dha fillimisht argumentet se nuk dëshirojnë deri në fund të këtij viti dhe se tashmë kanë filluar të shqyrtohen datat. Janari dhe shkurti janë të rrezikshme që shtetin ta lëmë pa Parlament. Atëherë filluan të shqyrtohent variantet dhe e zgjodhëm 12 prillin. Më vjen mirë që me partnerët e koalicionit qëndrojmë të gjithë së bashku. Ky le të jetë mesazhi se jemi të pjekur dhe se dimë të dakordohemi kur duhet të dakordohemi që t’i ndhmojmë shtetit tonë”, theksoi Zaev.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Zaev tha se partia e tij sipas sondazheve prin para VMRO-DPMNE-së me tre pikë përqindëshe dhe se nga fundi i tetorit apo nëntorit do ta bëjnë edhe një hulumtim të opinionit publik.

Lideri i PRSD-së, Tito Petkovski pas takimit deklaroi se në këtë moment duhet bërë sinergji dhe të motivohen sa më shumë intelektualë, organizata qytetare dhe parti politike që të bëhen zgjedhje të cilat duhet të jenë reflektim i disponimit të vërtetë të qytetarëve