Kryeqyteti më i vetmuar në Europë

Një në çdo dy shtëpi banohet nga vetëm një person në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë.
Shumë shoqata organizojnë festa përqafimi profesional, grupe në Facebook ku njerëzi e moshuar ta vuajnë më pak vetminë.
Tani, partia e Merkelit do që kryeqyteti t ketë edhe një komisioner zyrtar për vetminë.
Maik Penn, zëdhënësi i CDU për Berlinin, tha për DË se lufta ndaj vetmisë shkon përtej çështjeve partiake. “Duhet të bëjmë diçka për njerëzit e vetmua të të gjitha partive, sepse kjo prek të rinj e të vjetër, të varfër e të pasur. Mund t’i ndodhë kujtdo”
Kjo formë izolimi i personave nuk është vetëm në Gjermani. Britania e Madhe eka caktuar që në vitin 2018 një ministër për vetminë, pas një studimi që tregoi se 9 milionë britanikë ndiheshin të vetmuar.
Shkencëtarët thanë se vetmia ishte më e dëmshme për shëndetin sesa të tymosje 15 cigare në ditë, dhe nuk prekte vetëm të moshuarit.

Marketing