Kryesia e SAShK-ut të premten do të japë vendimin përfundimtar sa i përket propozimit të Qeverisë dhe MASh-it për rritjen e pagave. Sipas kreut të SASHK-ut, Jakim Nedellkov, nga qëndrimet e deritanishme nga këshillat rajonalë flasin se zgjidhje e ofruar nga Ministria e Arsimit është e papranueshme, pasi kërkohet rritje e pagave duke filluar nga janari dhe përqindje më e lartë.
“Për fat të keq ende jemi larg nga zgjidhja e pranueshme për të dyja palët për cështjet vendimtare, e ato janë rritja e rrogave të fillojë nga muaji janar dhe për përqindjen ende nuk po mundemi të dakordohemi. Unë shpresoj se ministri do të mund të bind Qeverinë se në këtë moment arsimit i nevojitet përqindje më e lartë e pagave. I mbetet ministrit të Arsimit që me aftësitë e tij të bind edhe kryeministrin, por edhe ministrin e Financave që të sjellin vendim të drejtë dhe të mos vijë deri te ajo që askush nuk e dëshiron, e ajo është opsioni për grevë gjenerale në arsim”,- tha kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov.
Nedellkov konsideron se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk paraqesin pengesë për negociatat mes MASh-it dhe Qeverisë, sepse në fund të dhjetorit pritet miratimi i buxhetit dhe nëse arrihet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, implementimi i marrëveshjes nuk është pengesë sepse marrëveshjen eventuale e lejon Kodi Zgjedhor.
Sa i përket kësaj çështje, nga MASh në një njoftim me shkrim thonë se janë në pritje të përgjigjes së Sindikatës.
“MASh pret përgjigjen përfundimtare nga SASHK–u për propozimin e ofruar dhe në varësi të asaj se çfarë vendimi do të ketë në SAShK, MASh do të kumtojë qëndrimin e saj”,- thonë nga Ministria e Arsimit.