Specialja dërgon ftesë për Azem Sylën

Ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla ka marrë ftesë që të paraqitet në Gjykatën Speciale për intervistim.

Marketing

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar avokati mbrojtës i Sylës, Besnik Berisha.
“Po është e vërtetë. Syla është i ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim”, ka thënë Berisha përmes telefonit.
Syla është një prej ish profileve të larta të UÇK-së që ka marrë ftesa nga Gjykata në Hagë.

Të tjerët që deri tash janë intervistuar janë, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi, Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku …