Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me partnerët e koalicionit deklaroi se i ka njoftuar ata për mbledhjen e djeshme të liderëve dhe tashmë me propozim të tij është ndryshuar emri i koalicionit.
“I njoftova partnerët për takimin e djeshëm mes liderëve tek presidenti Pendarovski dhe për zgjedhjet e parakohshme. Unë sugjerova që “Koalicioni për Maqedoninë më të mirë” të riemërtohej në “Koalicion për ripërtëritje të Maqedonisë”, kjo u pranua unanimisht. Maqedonisë i duhet ripërtëritje, tha Mickoski.