Kryeqyteti europian pushtohet nga delet

Rrugët e Madridit u pushtuan nga një numër i stërmadh delesh, për Festën e Trashumançias.

Marketing

Shoferët u detyruan të lirojnë rrugën e të bëjnë vend për mbi 1800 dele merinos dhe 100 dhi që kaluan në rrugët e qytetit.

Kjo është një traditë bujqësore që vazhdon prej qindra vitesh, kur barinjtë i kthenin delet nga kullotat verore dhe i mbyllnin nëpër stalla para se të vinte dimri.

Festivalet e mëparshme kanë pasur me dhjetëra mijëra kokë dele, shumë më tepër se tani.