Vuçiq: Nuk ka njohje të Kosovës brenda kufijve aktualë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq përjashtoi në një intervistë me të përditshmen austriake ‘Standard’ se Beogradi mund ta njohë Kosovën brenda kufijve aktualë, duke shtuar se nuk ka gjasa që Beogradi të njohë Kosovën, megjithëse tha se nga SHBA kishte dëgjuar që BE-ja kishte ndryshuar qëndrimin e saj dhe se mund të kërkonte njohje nga Beogradi.

Marketing

I pyetur nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën si një anëtar të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiq u përgjigj se ‘kjo ishte një pyetje e vështirë për serbët’.