Portieri i Konyaspor, Serkan Kirintili hyri në librat e historisë të hënën në mbrëmje.
Ai u bë futbollisti më i shpejtë turk që mori karton të kuq.
Në ndeshjen kundër Yeni Malatyaspor, 34 vjeçari u përjashtua nga loja pas vetëm 12 sekondave.
Ai kapi topin jashtë zonës së rreptësisë dhe menjëherë u drejtua nga zhveshtorja, madje para se gjyqtari ta nxjerrë kartonin.
Ky veprim befasoi të gjithë, pasi nuk dihet nëse kjo është bërë me qëllim ose nuk e ka ditur që është jashtë zonës.
Malatyaspor fitoi me rezultat 2-0 në këtë ndeshje, ndërsa Kirintili pas ndeshjes iu kërkoi falje tifozëve.