Lideri i BDI-së Ali Ahmeti gjatë debatit në emisionin “ Argument” u ndal edhe tek opozita shqiptare duke i bërë thirrje që në zgjedhjet e 12 prillit të bashkohet që të parandaloj djegien e mandateve te shqiptarët.
“Kam bërë përpjekje për t’i ulë në një tavolinë por më kanë zhgënjyer, më kanë dëshpëruar. Qëndrimi ynë është i qartë. Unë mendoj por e kam thënë edhe me zemër, le të bashkohen partitë shqiptare përball BDI-së, le të bëhet opozitë e fortë dhe le ta fitojë BDI-në. Do fitojnë shqiptarët kur opozita do të jetë një parti. BDI nuk do të krijoj satelit, ata që janë me VMRO –në dhe LSDM-në janë satelit. BDI a ka pas mundësi të krijoj satelitë, po ka pas, të merr prej partive tjera, po .Sot kam mundësi të bëj rrëmujë, çka fitoj, asgjë veç bëjmë rrëmujë. Mirë është opozita le të bashkohet. Në zgjedhjet e fundit humbën 10 mandate, nuk humbi BDI por humbën shqiptarët”, ka deklaruar lideri i BDI-së Ali Ahmeti.