Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin debativ Argument në Televizionin shtetëror TVM2 ju përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve dhe analistëve ku një ndër të ishte sa u përshpejtua shkuarja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 12 prill të vitit 2020.
“Unë personalisht nuk mendoj se vendimi për të shkuar në zgjedhje ishte i përshpejtuar pas këtij momenti që ndodhi, kur duhet ditur se jemi pranë anëtarësimit në NATO dhe kanë mbetur shumë pak vende për të ratifikuar protokolli. A nuk është fitore anëtarësimi në NATO. Bashkimi Evropian është proces dhe nuk duhet dorëzuar”, u shprehë lideri Ahmeti.