Ahmeti: Shqiptarëve në Maqedoni ju duhen vetëm dy parti shqiptare

Në pyetjen e gazetarëve në emisionin debativ, Argument në MTV2, se është turpëruar nga partitë e shumta në bllokun shqiptarë, Ahmeti u përgjigj se më të vërtet e kanë dëshpëruar dhe e kanë zhgënjyer.

Marketing

“Vërtet dëshpërohem kur në takime me delegacione të huaja, shkojmë gjashtë lider nga partitë shqiptare ndërkaq, maqedonasit shkojnë me dy lider. Rasti i fundit ishte tek presidenti i shtetit z. Pendarovski, ku z. Menduh Thaçi ju drejtua presidentit se si përfaqësues i pozitës është dashur të thirrem unë ndërkaq sipas fitores nga opozita z.Bilall Kasami nga Lëvizja Besa. Unë e kam thënë se duhet vetëm dy parti politike shqiptare dhe ju kamë bërë thirrje që të bashkohen dhe të dalin si një opozitë e fortë. VMRO dhe LSDM-ja kanë shumë parti satelite gjë që edhe unë kam mund të bëjë akrobacione të tilla por nuk janë marrë me ‘merkato’. Në zgjedhjet e fundit shqiptarët humbën 10 mandate, BDI-ja fitoj, humbën shqiptarët”, nënvizoi Ahmeti.