Real Madrid ka shënuar fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve. ‘Los Blancos’ kanë mposhtur në udhëtim skuadrën e Galatasaray, me rezultat 0-1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të grupit A.
Heroi i Real Madridit në këtë ndeshje ishte mesfushori Toni Kroos, që shënoi në minutën e 18’ të ndeshjes.
Përballja e radhës e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, është pikërisht kundër Galatasaray, në Bernabeu.