Tottenhami shënon 5 gola dhe e bën për ‘pesë pare’ Crvena Zvezdën

Tottenham Hotspur ka shënuar fitoren e parë në Champions League këtë edicion duke mposhtur Crvena Zvezdën 5-0.

Marketing

Nga dy gola i shënuan Harry Kane dhe Heung Min Son dhe një tjetër Erik Lamela.

Me këto 3 pikë skuadra e Maurizio Pochetinos është ngritur në vendin e 2-të në tabelë me 4 pikë, 1 më tepër se skuadra serbe.

Ndërsa lider në këtë grup mbetet Bayern Munchen që fitoi 3-2 kundër Olympiacosit.
Gjiganti bavarez është në rrugë të mirë për të siguruar kualifikimin pasi ka grumbulluar 9 pikë nga 3 ndeshje.