Skandaloze: Man Utd e vendos sërish Kosovën si pjesë të Serbisë

Intervistë me mesfushorin e vet serb, Nemanja Matic, e ka shfaqur Kosovën pjesë të Serbisë gjatë ditës së djeshme.
‘Djajtë e Kuq’ përballen nesër me Partizanin e Beogradit në kuadër të Ligës së Evropës dhe kanë bërë një video me lojtarin serb të kësaj skuadre Matic, ku sërish kanë vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë.

Marketing

Por, duket se United nuk janë në dijeni se harta e Serbisë ka ndryshuar përsëri në vitin 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë dhe u nda përfundimisht nga ish-okupatori, raporton lajmi.net.

Siç tregon edhe fotografia më lart, në hartën e Serbisë të shfaqur në videon e Unitedit, Kosova figuron pjesë e Serbisë.
Tifozët shqiptarë të gjigantit anglezë kishin reaguar edhe disa muaj më herët për të njëjtën arsye, derisa klubi i kishte kthyer përgjigje pozitive duke i kërkuar falje.
Por muaj më vonë, Manchester United bën gafën e njëjtë por kësaj radhe e kanë fshirë videon nga rrjetet sociale dhe ajo mund të shikohet vetëm në kanalin zyrtar të ekipit i cili mund të shkarkohet në AppStore. /Lajmi.net/