Maqedonia shënon Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase

Në republikën e Maqedonisë së Veriut sot shënohet 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase.
Me këtë rast, delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendësministri i Kulturës Vlladimir Lazovsi do të vendos kurorë me lule para monumentit të Goce Delçevit, ndërsa lule do të vendos edhe delegacioni i Kuvendit në përbërje të Kostadin Acevskit, Vesna Damçevska-Ilievska dhe Zeqir Ramçiloviq.

Marketing

Sipas Ligjit për festa, 23 Tetori është shpallur festë shtetërore dhe ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit.
Më 23 tetor të vitit 1893 në shtëpinë e Ivan Haxhi Nikollov në Selanik, Hristo tatarçev, Dame Gruev, Petar Pop Arsov, Anton Dimitrov dhe Hristo Botanxhiev ishte formuar Komiteti maqedonas revolucionar nga i cili më vonë doli Organizata e brendshme revolucionare maqedonase (OBRM).

Me atë filloi lëvizja e organizuar revolucionare maqedonase e cila përmes Ilindenit të vitit 1903 dhe Republikës së Krushevës, përmes LNÇ-së rezultoi me krijimin e shtetit të pavarur të Maqedonisë.