Presidenti serb ka komentuar vendimin e Bashkimit Evropian për mosçeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Vuçiq ka thënë se ky vendim i BE-së ka bërë që rajoni të kuptojë se nuk mund të mbështetet vetëm tek fqinjët e saj perëndimorë dhe siç tha ai “e vetmja qasje e përgjegjshme është të kujdesemi për veten tonë”.
Një vendim i tillë, i marrë pavarësisht përpjekjeve për reforma nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e bëri të qartë për rajonin se “nuk varet gjithçka nga ne”, tha ai në një intervistë për Financial Times.