Le Poen: Dinakëria e Francës në Ballkan

Në një koment editorial për gazetën prestigjioze franceze “Le Poen”, gazetari Luk de Baroshe e quan “dinakëri” bllokadën franceze të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë gjatë javës së kaluar në Bruksel.

Marketing

“Në momentin kur SHBA-ja ia dorëzon kurdët Donald Tramit kurdët, Franca e lëshon Ballkanin në ujë. Pasojat e menjëhershme janë më pak dramatike, por anulimi është i ngjashëm. Nën ndikimin e Parisit, Evropa ka dhënë një pjesë nga vetja në ndikimin e dëmshëm të Kinës, Rusisë dhe Turqisë. Është trishtim për ta parë, si në Siri, anulimi i Perëndimit, humbja e demokracisë dhe e vlerës evropiane”, shkruan Baroshe.

Thekson se presidenti francez ka vendosur veto më 18 tetor në Bruksel dhe përveç votimin pozitiv në Parlamentin Evropian dhe harmonizimit të pothuajse të gjitha vendeve anëtare në propozim të Komisionit të hapë negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mesazhi që jepet në këtë mënyrë deri tek vendet ballkanike është kontestues: pa dallim nëse reformoheni, nëse i pranoni vlerat tona, Franca nuk ju dëshiron në Union. Është e saktë se Shqipëria është rast kontestues. Maqedonia e Veriut, megjithatë, është nxënës shembullor. Ajo nuk ndaloi së reformuari. Hyri në luftë efikase kundër korrupsionit, Ka përzgjedhur qeveri proevropiane. Dhe shkoi deri atje që ta ndryshojë edhe emrin e saj! Përmes marrëveshjes me Athinën, e cila konsideron se ka të drejtë po aq sa Shkupi në trashëgiminë antike maqedonase, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë prej tani quhet Maqedonia e Veriut. Në njëfarë mënyre kjo është si Gjermania ta detyrojë Francën ta ndryshojë emrin e saj pasi që frankët kanë qenë fis gjerman. Mund të mendojmë sa kjo kërkesë ishte e rëndë të pranohet për popullin e Maqedonisë. Me atë që nuk e shpërbleu këtë guxim reformues, Evropa e ka shkelur fjalën e dhënë”, theksohet në koment.

Sipas Baroshe, tradhtia e këtij premtimi i ushqen forcat nacioanliste dhe rrjetet e korruptuara dhe e dobëson taborin proevropian, ndërsa Bashkimi Evropian rrezikon ta humbasë kredibilitetin dhe ndikimin e vet.

“Për ta arsyetuar veton e vet, presidenti Makron iu referua nevojës për BE-në që pari ta përmirësojë funksionimin personal dhe procesin e inkuadrimit para se të zgjerohet. Qëllimet e tija janë për t’u përshëndetur, edhe pse në to mund të shohim hipokrizi nga ana e vendit i cili, nga hedhja poshtë e refereundumit në vitin 2005, është një prej të parëve që bllokon çdo avancim në Evropë. BE-ja mund dhe dhuhet të reformohet. Por, kjo nuk e pengon njëkohësisht të negociojë me Maqedoninë. Kundërshtimi i zgjerimit dhe thellimi është mënyrë e kontrolluar të mos bëhet as njëra, as tjetra, duke e ushqyer edhe më tej spiralen e humbjes evropiane. Realiteti është se Franca nuk ka besim në zgjerim pasi BE-ja filloi negociata aderuese me Turqinë në vitin 2005. BE-ja duhet të ketë guxim t’i ndërpresë këto negociata me vendin i cili ka hyrë në autokraci. Por, vendi i Ballkanit është në Evropë. Ndërsa udhëheqësia, për një president të Republikës, përbëhet gjithashtu në aftësi për t’ia sqaruar këtë popullit të vet”, e përfundon komentin e tij Luk de Baroshe.