Zaev: Unë do të jem kandidat për kryeministër

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në muajin prill të vitit të ardhshëm sërish do të jetë kandidat për vendin e kryeministrit.

Marketing

“Unë do ta udhëheq fushatën, unë do të jem kandidat për kryeministër, por për këtë do të duhet të vendosin organet e partisë dhe koalicionit. Unë jam i lumtur që do t’i përkushtohem partisë. Do t’i përkushtohem që t’i ofrohem edhe njëherë qytetarëve. Unë kërkoj një mandat të ri, të pastër, të plotë për të vazhduar. Tani topi është tek qytetarët de ata di ta hapin drejtimin përmes të cilit duhet të lëvizim. LSDM-ja do të dalë me ekip të modernizuar dhe program të modernizuar”, ka thënë Zaev.

Në pyetjen nëse Oliver Spasovski do të jetë kryeministër i ri teknik, Zaev tha se në këtë do të mund të përgjigjet në fund të dhjetorit. “Unë do ta tërhiqja Oliver Spasovskin në parti së bashku me sekretarin e përgjithshëm të partisë Lupço Nikollovski për ta drejtuar fushatën. Spasovski ka qenë sekretar dhe ka përvojë, por njëkohësisht duhet të kemi kujdes edhe në punët shtetërore për ekipet e para të përgjegjësisë”, ka thënë Zaev.