Palmer: Presim që Kosova të heqë tarifat, Serbia të ndalë fushatën për deligjitimim

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit shprehu zhgënjimin për mos-hapjen e negociatave nga Bashkimi Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe bëri thirrje për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Marketing

Në një seancë të Komisionit të Jashtëm të Senatit, i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer tha se emërimi i tij dhe i të dërguarit të posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell është shenjë e angazhimit amerikan në rajon.

Toni i seancës së Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë duket se u përcaktua shumë larg Uashingtonit, nga zhvillimet e fundit që përfshinë zgjedhjet në Kosovë dhe pamundësinë e rënies dakord të vendeve të BE-së për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.