Osmani: Pa marrë parasysh kontekstin politik, vazhdojmë me reformat

Pa marrë parasysh kontekstin politik në të cilin janë integrimet evropiane, është e domosdoshme dhe do të vazhdojmë jo vetëm me reformat, por edhe me ndërtimin e institucioneve, shkollave, spitaleve, vendkalimeve kufitare, rrugëve, dhe gjithçka që nevojitet që së pari tu sigurojmë kushte më të mira qytetarëve tanë dhe mandej ti arrijmë standartet evropiane – tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani gjatë hapjes së sallës sportive në fshatin Çerkez të Kumanovës.
Për çdo vjet, Bashkimi Evropian jep mbi 100 milion euro mjete të pakthyeshme, para të tatim paguesve të vendeve anëtare të tij, të cilat shfrytëzohen për projekte me të cilat sigurohet një mbështetje e qenësishme e transformimit të shoqërisë sonë, – tha Bujar Osmani.

Marketing