Çmenduria e javës, 1 milion dollarë për një vend parkimi

Është një prej kryeqyteteve financiare të botës dhe aty çdo gjë kushton, nga çmimet e shtëpive, deri te një vend në varreza.

Marketing

Por së fundmi rezulton se mund të të kushtojë më shtrenjtë të kesh një makinë se sa një shtëpi.
Ky ishte rasti i një blerësi anonim në Hong Kong, i cili mësohet të ketë blerë një vend parkimi rreth 12,5 metra katrorë për 969 mijë dollarë amerikanë.

Vendi është i hapur dhe ndodhet përballë “Qendrës”, një qiellgërvishtësi me 79 kate në zonën financiare të qytetit.
Rreth godinës janë vetëm 400 vende parkimi, katër prej të cilave i kishte në pronësi biznesmeni Johnny Cheung.
Edhe tre vendet e tjera raportohet se i kishte shitur për një shumë me gjashtë shifra.

Rekordi i mëparshëm për një vend parkimi ishte vendosur në vitin 2018, kur u shit për 760 mijë dollarë, para një kompleksi apartamentesh luksoze.
Indeksi vjetor i “Mercer Cost” për jetesën e ka cilësuar Hong Kongun si vendin më të shtrenjtë në botë për dy vitet e fundit.