Zaev: Vendi ynë është në familjen evropiane

Kryeministri Zoran Zaev shprehu falënderim për Parlamentin Evropian për rezolutën e sjellë me të cilën kërkohet fillim urgjent i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Marketing

“Shtëpia e demokracisë evropiane bëri thirrje se zgjerimi është instrument me rëndësi të jashtëzakonshëm për evropianizimin plotësues të vendeve që në aspekt natyror i takojnë Bashkimit Evropian. Populli maqedonas së bashku me bashkëqytetarët shqiptarë, turq, romë, serbë, vllahë, boshnjakë dhe të tjerë, do të punojmë akoma më shumë për ta bërë vendin tonë vend më të bukur për të jetuar, kënd evropian të Ballkanit multietnik. Bashkimi Evropian e di se vendi ynë është në familjen evropiane. Ne jemi dhe do të jemi të gatshëm për vendimin e tyre pozitiv”, shkroi Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.