Roma nuk është këndellur në Europa League.
Pas barazimit befasues në xhiron e dytë kundër Wolfsberger AC, Roma ka barazuar 1-1 edhe Borussia Monchengladbachun, duke marrë vetëm një pikë, raporton Gazeta Express.
Golin për Romën në ndeshjen që u zhvillua në “Olimpico” e ka shënuar mesfushori i talentuar italian, Nicolo Zaniolo.
Ai realizoi me kokë për 1-0 në minutën e 32-të të takimit, pas një harkimi të bukur nga këndi.
Kur u mendua se Roma po shkon drejt fitores, në minutën e 93-të, Lars Stindl i befasoi vendasit, duke ia dhuruar një pikë Borussia Mönchengladbachut.
Pavarësisht barazimit, Roma prin në Grupin J me 5 pikë.